Aktualitet

Masa për të arrestuarit në protestë, lirohen 7 të mitur, avokati: Nuk kanë prova. Prindërit: Nuk kemi para ti mbrojmë!

14 Dhjetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Masa për të arrestuarit në protestë, lirohen 7 të

TIRANË– Ditën e sotme është dhënë vendimi për disa nga të arrestuarit e protestës së datës 10 dhe 11 dhjetor.  Forca të shumta policore u mblodhën mëngjesin e sotëm në gjykatën Penale të Tiranës, aty ku u dhanë masat. 7 të mitur u lanë të lirë duke marrë parasysh moshën e tyre.

Avokati i një prej personave që është arrestuar nga policia ka dhënë një deklaratë për mediat e pranishme jashtë Prokurorisë së Tiranës në lidhje me seancën që u zhvillua për të ndalurit që ishin pjesë e protestës. Avokati i cili përfaqëson shtetasin B.SH. u shpreh se brenda në gjyq nuk kishte të mitur. Ndër të tjera ai zbuloi se klienti i tij ishte dhunuar nga policët e madje policët i kishin kthyer përgjigje: Se kështu na do…

Emin Basha, babai i Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s që mbeti i vrarë në Lazarat, ka mbetur dyerve të komisariateve. Në një prononcim për mediat, Basha tha se ai  dhe gruaja janë pa punë dhe nuk kanë as ndihmë ekonomike. Për rrjedhojë, nuk ka mundësi të paguajë, avokatin.

Ndërkohë që ditën e djeshme u vendos për tre persona arrest me burg ndërsa për të tjerë detyrim paraqitje.

Dje u zhvillua dita e pestës protestës pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Marshime pati edhe në qytete të tjera përveç kryeqytetit. Për më shumë se dy orë, protestuesit kërkuan largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Ata marshuan nga kryeministria, tek Ministria e Brendshme e më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë ku u pritën me gaz lotsjellës. Si pasojë e përpasjeve, u plagos një efektiv policie.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata penale e tiranës protesta per klodian rashen gjykata penale e tiranës protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll