Sport

VIDEO/ Hernandez nuk lejon Milanin të humbasë

13 Dhjetor 2020, 20:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Hernandez nuk lejon Milanin të humbasë

 

ITALI – Ka nisur menjëherë me gol ndeshja mes Milanit dhe Parmës në “San Siro”. Por ndryshe nga çfarë mund të pritej është skuadra mike ajo, e cila ka kaluar në avantazh duke shokuar vendasit. Hernani ka arritur të finalizojë një aksion, që ka nisur nga këmbët e Zhervinjos për t’i dhënë avantazhin Parmës. Me shifra 1-0 është mbyllur edhe pjesa e pare në Milano.

Milani ishte i pafat në pjesën e pare ku goditi dy here shtyllën dhe një gol i shënuar iu anullua nga VAR. Si të mos mjaftonte kjo, me fillimin e pjesës së dyte është sërish Parma që shënon, në rastin e dytë që krijon në portën e Donarumës. Këtë here autori i golit është Kurtiç.

Por brenda një minute kuqezinjtë arrijnë të ngushtojnë diferencën në 2-1. Teo Hernandez dërgon topin në rrjetë, aty ku e pati të pamundur portieri i Parmës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt nje humbjeje për kuqezinjtë, është sërish Teo Hernandez, i cili këtë here me “dhunë” shënon edhe golin e dytë të tij personal dhe të Milanit, duke i evituar kuqezinjve humbjen dhe njëkohësisht duke i ndarë skuadrave nga një pike.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 13 Dhjetor 2020, 21:36

Lamtumira e Otto Bariç! Duka: Ekspert dhe mik

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në pro...

Sport 13 Dhjetor 2020, 18:44

VIDEO / Juventusi nuk ndalet, mund Xhenoan 3-1

ITALI – Juventusi vazhdon me ritmin e mesjavës së Champions Leagues edhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë në këtë javë të 11-të të kampionatit kanë mu...