Sport

“Vllaznia është i vetmi ekip që luan me tifozë”, Olsi Rama tërbohet pas humbjes në Shkodër, alibinë e gjen në tribu

13 Dhjetor 2020, 19:24 Nga DOSJA
“Vllaznia është i vetmi ekip që luan me tifozë”,

SHKODËR-Partizani doli duarbosh në transfertën e Shkodrës përballë Vllaznisë. Të kuqtë u mundën me shifrat 1-0 dhe sigurisht që kjo humbje nuk është kapërdirë mirë nga stafi i kryeqytetasve. Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit foli para mediave pas humbjes.

“Humbja është e hidhur gjithmonë, edhe më shumë kur vjen në minutat e fudnit mbas një ndeshje që ishte e kontrolluar. Barazimi nuk na kënaqte por një pikë bënte mirë në klasifikim. Humbja e dytë kjo sepse humbëm me Kastriotin. Rëndësi ka principi i lojës në këtë fazë. Luajmë me një kontigjent lojtarësh prej shumë kohësh dhe presim që të vijnë në formë. Nuk pashë se na dominoi Vllaznia, ne u shprehëm mirë në pjesën e dytë.”

Olsi Rama foli me tifozët, një numër i madh ndodhej në stadiumin “Loro Boriçi” duke mos respektuar protokollin dhe sipas tij kjo ndikoi në ecurinë e kundërshtarit duke i dhënë zemër skuadrës

“Vllaznia ka një armë më shumë që e tregoi edhe sot, është i vetmi ekip, mbase jo i vetmi që luan me tifozë në Superligë. Unë them që sa më shumë tifozë në stadiume por në këto kushte kur numrat e Covidit rriten është e papranueshme dhe jo e ndershme që të vish në një stadium dhe të kesh kaq shumë tifozë.

Ne luajmë me 20 tifozët që na lejon federata. Unë jam i pari që dua tifozë, i përshëndes tifozë shkodranë janë të mrekullueshëm. Këtu ishin 500 ose 600. M’u duk si ndeshje normale në momentin e golit.Në këtë situatë që jemi nuk është fair play. Tifozët në stadium këtu nuk është normale. Po të jetë ashtu kërkoj nga organet që të lejojë rifozët e Partizanit në stadium, le të rinë 1 në pesë karrige. Mua nuk më tremb asnjë ekip, jemi Partizani.” Përfundon Olsi Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani vllaznia olsi rama partizani vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 13 Dhjetor 2020, 18:44

VIDEO / Juventusi nuk ndalet, mund Xhenoan 3-1

ITALI – Juventusi vazhdon me ritmin e mesjavës së Champions Leagues edhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë në këtë javë të 11-të të kampionatit kanë mu...