Sport

Skandal! Futbollisti i Ajax arrestohet nga policia, plagosi me thikë kushëririn

13 Dhjetor 2020, 16:37 Nga DOSJA
Skandal! Futbollisti i Ajax arrestohet nga policia, plagosi me thikë

HOLANDË– Futbollisti holandez dhe i Ajax Quincy Promes është arrestuar ditën e sotme nga policia. Sulmuesi i krahut u ndal nga uniformat blu dhe tani ndodhet në paraburgim. 28-vjeçari kishte organizuar një festë familjare në fund të muajit korrik dhe në atë festë ka nisur një debat me një prej familjarëve të tij.

Tabloidi “De Telegraaf” shkruan se lojtari ka përdorur thikën dhe e ka plagosur kushëririn e tij. Ky i fundit ka denoncuar rastin dhe policia ka bërë veprimet e duhura. Zëdhënësi i policisë së Amsterdamit Jelmer Geerds tha për AFP:

“28-vjeçar është arrestuar” por nuk pranoi të jepte detaje të tjera. Promes rrezikon deri në 4 vite burg. Ai mund të shkatërrojë karrierën e tij. Futbollisti ishte mbrëmë titullar në ndeshjen kundër PEC Zëolle të fituar nga ekipi i tij. Sulmuesi shënoi golin e 2-0 në minutën e 11′ dhe luajti 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax quincy promes ajax quincy promes

Sondazh

Poll