Sport

HISTORIKE/ Gjimnasti me origjinë ruse shpall Shqipërinë kampione Europe. Lidhja që ka me Shqipërinë

13 Dhjetor 2020, 21:51 Nga DOSJA
HISTORIKE/ Gjimnasti me origjinë ruse shpall Shqipërinë kampione

RUSI- Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit me origjinë Ruse, Matvei Petrov.

Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë “kalë me doreza”, duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik.  Në total Petrov grumbulloi 14.566 pikë në këtë kategori. Pasi ka përfunduar gara në një deklaratë që ka dhënë për mediat, Petrov ka shpjeguar edhe lidhjen që ka me Shqipërinë. Ai ka thënë se në momentin që nuk u kualifikua në Lojërat Olimpike të 2016, e kishte mbyllur karrierën si gjimnazistë.

Më pas ai ka vazhduar të trajnohet si trajner ku Drejtori i palestrës ku ai punonte ishte shqiptar. Ai shton se që historia e tij me Shqipërinë nisi që nga aty dhe më pas Federata shqiptare mori miratimin e Rusisë që ai të garonte për vendin tonë.

‘Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner, nuk e mendoja vijimin e karrierës si gjimnast. Por teksa punoja si trajner, gjeja kohë të lirë kështu që fillova të stërvitem përsëri dhe kuptova se nuk isha në formë të dobët. Dhe pata fat sepse Drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. Kështu nisi historia ime me Shqipërinë. Federata shqiptare e Gjimnastikës mori miratimin e Federatës Ruse që të garoja për Shqipërinë, askush nuk ishte kundër kësaj”.- ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport matvei petrov matvei petrov

Sondazh

Poll

Sport 13 Dhjetor 2020, 21:36

Lamtumira e Otto Bariç! Duka: Ekspert dhe mik

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në pro...

Sport 13 Dhjetor 2020, 18:44

VIDEO / Juventusi nuk ndalet, mund Xhenoan 3-1

ITALI – Juventusi vazhdon me ritmin e mesjavës së Champions Leagues edhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë në këtë javë të 11-të të kampionatit kanë mu...