Sport

VIDEO / Juventusi nuk ndalet, mund Xhenoan 3-1

13 Dhjetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi nuk ndalet, mund Xhenoan 3-1

ITALI – Juventusi vazhdon me ritmin e mesjavës së Champions Leagues edhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë në këtë javë të 11-të të kampionatit kanë mundur Xhenoan në transfertë me shifrat 3-1. Dibala ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës i pari në këtë sfidë duke zhbllokur rezultatin në mnutën e 57-të.

Por 4 minutash rikthehet barazpesha dhe i gjithë gëzimi i juventinëve ngrin. Në gjuajtjen e parë në portë të lojtarëve të Xhenoas vjen rrjeta. Krosimi i Pelegrinit nga e majta gjen Sturaron në shtyllën e dytë i cili dërgon topin në rrjetë.

Në minutatën e 76-të bardhezinjtë fitojnë një 11-metërsh të cilin e shndërrojnë ë gol me anë të të pagabueshmit Kristiano Ronaldos. Në këtë mënhrpë rikthejnë buzëqeshjen dhe qetësinë e një fitoreje.

Në mbyllje të ndeshjes Kristiano Ronaldo shënon edhe golin e tretë për Juventusin duke vulosur përfundimisht shifrat në 3-1, e duke i dhënë një fitore mjaft të rendësishme bardhezinjve në Serinë A.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll