Sport

Roma shkatërron Bolognën, vetëm 65 minuta lojë për Marash Kumbullën, ja vlerësimi nga mediat italiane

13 Dhjetor 2020, 17:26 Nga DOSJA

ITALI- Roma mori një fitore të rëndësishme në javën e 11-të të Serie A. Verdhekuqtë drejtuar nga Paolo Fonseca fituan 5-1 ndaj Bolognës në transfertë. Kryeqytetasit kaluan në epërsi që në minutën e pestë me autogolin e Polit, ndërsa në të 10-tën dyfishoi shifrat Edin Dzeko.

Pa u mbyllur çerek ore lojë skuadra e Fonsecas shënoi të tretin me Pellegrinin, duke mbyllur shumë shpejt llogaritë, por Bologna mendoi se mund të kthente rezultatin dhe u hodh në sulm, duke gjetur rrjetën me Cristanten në minutën e 24-t.

Marash Kumbulla e filloi ndeshjen që nga minuta e parë dhe u zëvendësua në të 67-tën nga Smalling. Paraqitja e lojtarit ishte pozitive duke u vlerësuar me notën 6.5. “Performancë e mirë, pak gabime Ngre flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi. Ishte vlerësimi për Marash Kumbullën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla roma kumbulla roma

Sondazh

Poll