Sport

VIDEO/ As Partizani nuk e ndal këtë Vllazni, barazimi i 6-të rradhazi për Teutën, Kukësi vazhdon me fitoret

13 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
VIDEO/ As Partizani nuk e ndal këtë Vllazni, barazimi i 6-të

SHQIPËRI– Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e Superiores që ishin programuar të luheshin në orën 16:45. Kryendeshja e kësaj jave ishte Vllaznia-Partizani. Shkodranët po tregojnë një formë mahnitëse sa edhe kundër të kuqëve fitojnë me shifrat 1-0. Sa i përket 90 minutave të zhvilluara, në pjesën e parë dy skuadrat u treguan të kujdeshshme, ndërsa në të dytën Partizani u zgjua vonë duke hedhur në fushë lojtarë më ofensivë, por atëherë kur nisi të sulmonte, u godit në kundërsulm me anë të dyshes Da Silva-Dilaver, me këtë të fundit i cili shënoi në minutën e 86-të. Një gol që vlen tre pikë dhe që e bën Vllazninë një pretendente mëse dinjitoze për titullin kampion.

TEUTA-LAÇI 1-1

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida e zhvilluar në Durrës mes Teutës dhe Laçit. Ndeshja nisi mirë për durrsakët që shënuan në minutën e 3-të me anë të Bregut, ndërsa Nëabueze nga pika e bardhë, pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë shënoi me penallti. Duhet thënë se për Teutën ky është barazimi i 6-të rradhazi.

KUKËSI-SKËNDERBEU 3-1

Kukësi bëri detyrën ndaj Skënderbeut, duke fituar 3-1 në “Elbasan Arena”, skuadra verilindore në asnjë moment nuk e vuri në diskutim suksesin. Për skuadrën e drejtuar nga Gega shënoi dy gola Eze, në minutën me 19-të (pas krosimit të Kotobellit) dhe në të 48-tën, i shërbyer nga Ibraimi.Shqiptari nga Maqedonia e Veriut spikati si asistues edhe në rastin e golit të tretë të shënuar nga Leira në minutën e 52-të. Pas këtij momenti, verilindorët e ulën disi vigjilencës çka solli golin e vetëm të Skënderbeut, të shënuar nga Mensah në minutën e 72-të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi partizani superiore vllaznia kukesi partizani superiore vllaznia

Sondazh

Poll