Aktualitet

“Turp, hiqni kapelet”/ Policia përplaset me të rinjtë tek Sheshi Skënderbej: Jemi në kushte pandemie, nuk lejohen grumb

13 Dhjetor 2020, 17:41 Nga DOSJA
“Turp, hiqni kapelet”/ Policia përplaset me të rinjtë

TIRANË- Tension tek Sheshi Skënderbej. Policia e Shtetit kërkon shpërndarjen e protestuesve që ndodhen tek Sheshi Skënderbej. Efektivët iu kanë kërkuar qytetarëve të largohen për shkak të kushteve të pandemisë COVID19. Ndërkohë që të rinjtë nën thirrjet “drejtësi për Klodianin” dhe “Turp, hiqni kapelet”, kërkojnë që policët të heqin kapelet.


PËRPLASJA POLICI-PROTESTUES:

Polici: Jemi në kushte pandemie, ju lutem tani. Genci o Genci… Jemi të identifikuar ne tashi, të identifikuar jemi.

Të rinjtë: Turp, turp, turp turp…

Polici: E di cili është problemi, jemi në kushte pandemie, nuk lejohen grumbullimet mor kaq.

I riu: Ku ta denoncoj unë këtë nesër, ky s’ka numër? Ku?

Polici: Po ju lutem tashi, nuk lejohen grumbullimet tani, shpërndahuni.

Të rinjtë: Hiqni kapelet, hiqni kapelet…

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll