Aktualitet

“Po vrisni fëmijë”/ Qytetari thirrje Amerikës nga sheshi Skënderbej: Dashuria e ndyrshom këtë botë, jo dhuna

13 Dhjetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
“Po vrisni fëmijë”/ Qytetari thirrje Amerikës nga

TIRANË– Një qytetar u ka bërë thirrje SHBA-ve që të reagojnë pas ngjarjeve që po ndodhin në Shqipëri, teksa sot është dita e pestë e protestës pas vrasjes së Klodian Rashës. Nga sheshi “Skënderbej”, burri në fjalë etiketoi si vrasës të gjithë politikanët, teksa shtoi se është vënë dorë edhe mbi fëmijët.

“Keni vrarë 300 fëmijë dhe tani po i vrisni përsëri. Ju keni vrarë, jeni kriminela, po vrisni. Po nuk vriten fëmijët more, nuk vriten. Unë quhem Anton Kola dhe nuk kam vrarë asnjë njeri. Ju keni vrarë, keni vrarë. I bëj thirrje Amerikës…tërhiquni, tërhiquni, se dashuria e ndryshon këtë botë dhe jo dhuna,”- thotë ai.

Sot është dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll