Aktualitet

Pretestuesi: Njoh të rinj që janë dhunuar nga polica, po kurohen me ilaçe

13 Dhjetor 2020, 17:40 Nga DOSJA
Pretestuesi: Njoh të rinj që janë dhunuar nga polica, po kurohen

TIRANË- Protesta për vrasjen e Klodian Rashës po vazhdon sot në ditën e saj të 5-të. Një protestus është shprehur se policia i ka dhunuar protestuesit që kanë shoqëruar në komisariat. Ai ka dhënë emrin e një personi i cili momenatalisht po kurohet me ilaçe për shkak të dhunimit që ka pësuar nga policia.

“Shteti ka detyruar prindin që të sakrifikojë gjithçka që ta largojë fëmijën nga vendi. Njoh personalisht Andrea Bregu, ai kurohet me ilaçe. Është dhunuar në komisariat. Është turp! Është i sëmurë. Duhet avokat se mund t’u mbetet në dorë, se mund të bëhet kauzë për konflikte të tjera,” ka thënë ai.

Ndërsa në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll