Aktualitet

Protestuesi i deprimuar: Çunin e ri e vranë kot fare. Këtu s’jetohet, do ikim jashtë shtetit

13 Dhjetor 2020, 17:28 Nga DOSJA
Protestuesi i deprimuar: Çunin e ri e vranë kot fare. Këtu

TIRANË– Një prej protestuesve është shfaqur shumë i revoltuar në tubimin e pestë të organizuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Në një intervistë për “OraNews”, ai u shpreh se Rashën e vranë “kot, duke shtuar se nuk kishte më shpesë për të jetuar në Shqipëri. 

Jam këtu për vrasjen e atij çunit të ri, e vranë kot fare. Kot fare këtu nuk jetohet, jemi detyruar që të ikim jashtë shtetit. Këtu të vrasin natën dhe të qajnë ditën,”-u shpreh ai. 

Ndërsa në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen vrasja e klodian rashes protesta e peste per klodian rashen vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll