Aktualitet

DEBATI I PLOTË/ Policia kërkon të ndalojë Genc Sejkon, aktivisti: Bëj mbrapa, shërbeju qytetarëve! Efektivi: Po ju flas m

13 Dhjetor 2020, 17:28 Nga DOSJA
DEBATI I PLOTË/ Policia kërkon të ndalojë Genc Sejkon,

TIRANE– Tension te Sheshi Skënderbej. Policia e Shtetit kërkon të ndalojë grumbullimin e të rinjve që pritet të marrin pjesë në protestën e pestë për vrasjen e Klodian Rashës. Në protestë ndodhet edhe aktivisti Genc Sejko, të cilit iu kërkua nga policia të shpërndahej bashkë me të rinjtë e tjerë, ndërsa aktivisti i kërkoi të largohej dhe ti shërbejë qytetarëve.


DEBATI I PLOTË:

Efektivi: Ju lutem, largohuni, ka një akt që ndalon grumbullimet. Po jua kërkoj me shumë qytetari.

Genc Sejko: Nëse jeni në shërbim të njerëzve shërbejuni njerëzve.

Efektivi: Ju jutem, nuk lejohen grumbullimet.

Genc Sejko: Pse ju sa vetë jeni? Sa vetë jeni ju?

Efektivi: Po ju flas me qytetari, nëse mundeni, po ju flasim me qytetari.

Genc Sejko: Nëse flisni me qytetari, dilni mbrapa. A folëm për dhunë? A folëm për dhunë? Kjo është pra dhuna? Kemi dalë për të protestuar, kemi dalë si qytetarë. Mos provokoni njerëzit.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko protesta e peste per klodian rashen genc sejko protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll