Aktualitet

Protestë paqësore për vrasjen e Klodian Rashës, shqiptarët ndezin qirinj para ambasadës shqiptare në Londër  

13 Dhjetor 2020, 17:26 Nga DOSJA
Protestë paqësore për vrasjen e Klodian Rashës,

LONDËR- Shqiptarë në Londër po mbajnë protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihen të rinjtë që po mbajnë pankarta në duar që lexojnë “Unë jam Klodiani”dhe kanë ndezur disa qirinj për të nderuar kujtimin e tij.

Ndërsa në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll