Aktualitet

E blinduar me mbrojtëse metalike, Kryeministria e ‘pastër’ në nisje të protestës

13 Dhjetor 2020, 17:26 Nga DOSJA
E blinduar me mbrojtëse metalike, Kryeministria e ‘pastër’

TIRANË– Nga momenti në moment pritet që të nisë protesta në ditën e saj të pestë për Klodian Rashën. Godina e Kryeministrisë, siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al është totalisht e ‘pastër’ nga protestuesit.

Kjo godinë është blinduar me mbrojtëse metalike në dyer dhe dritare në mënyrë që të mos ketë thyerje dyersh e dritaresh, siç pati dy ditë më parë.

Sot është dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll