Politike

“Partia e Patozit si pazari i Milotit”, Basha flet për opozitën e re: Kam përgjegjësi që i futa në lista

25 Prill 2019, 20:09 Nga DOSJA
“Partia e Patozit si pazari i Milotit”, Basha flet për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për herë të parë është shprehur se ka përgjegjësi për listën e PD dhe për të gjithë ata deputetë që kanë pranuar mandatin nga listat vijuese. Basha shtoi se ka përgjegjësi personale, por këta që janë futur në Kuvend nuk përfaqësojnë asgjë.

Më tej ai foli hapur dhe për partinë e re të Astrit Patozit, duke e krahasuar me pazarin e Milotit dhe tha se është vetëm një fasadë. “Ata që kur kanë humbur karriget janë marrë vetëm me Partinë Demokratike dhe nuk janë parë të merren me hallet e partive”, shtoi Basha.

PJESË NGA BISEDA

Ju dhe përfaqësues të tjerë të opozitës thoni se kjo që po bëni është një revoltë e qytetarëve. Më shumë se gjysma e kandidatëve kanë pranuar mandatin, keni përgjegjësi personale për këta persona që i keni vendosur në lista?

Ndjej përgjegjësi personale nuk ka diskutim. Por kanë qenë dyshfish i atyre që janë futur në Kuvend që kanë refuzuar të marrin mandatin, por media nuk i thotë këto gjëra. Mediat i kanë bërë tamtame vetëm atyre që kanë marrë mandatin. Por nëse do të kishin gazetari të mirë do t’u bëhej një pyetje atyre deputetëve, që kanë pranuar mandatin pasi pak javë më parë kanë shprehur një qëndrim krejt ndryshe. Pse në fillim the po dhe tani jo? Për secilin ka një vetëm një arsye dhe ajo është personale, vetëm për arsye personale. Shumica prej atyre janë dhe të partive të vogla dhe nuk janë përfaqësues të popullit, pasi nuk kanë marrë as 7 mijë vota.

Partia e re nga Patozi?

Askush nuk është vrarë, por shumë prej tyre kanë marrë kontributin që dhanë në parti. E donin PD për pushtet, pastaj i kthyen shpinën. PD është bindje, ideal, është vlerë.  Konkluzionet i nxirrni vetë. Kjo parti, e cila është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje për opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë. Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi djegia e mandatevet e opozites lulzim basha opozita e re zgjedhje pa opoziten astrit patozi djegia e mandatevet e opozites lulzim basha opozita e re zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll