Politike

Prodhimet me hormone/ Ish-ministri Panariti: Si u rrënua industria e qumështit nga “fake news”

25 Prill 2019, 18:52 Nga DOSJA
Prodhimet me hormone/ Ish-ministri Panariti: Si u rrënua industria e

TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas publikimit të disa lajmeve se produket bujqësore ishin me hormone. Në një reagim në Facebook, Panariti shkruan se po rrënohet industria e qumështit dhe prodhimet e tjera bujqësore nga “fake news” dhe nga debati i ditës me “hormone”.

Panariti sjell në vëmendje një rast tjetër sulmit të produkteve të bujqësisë, kur para disa vitesh u përhap një lajm se qumështi kishte alfatoksinë, që sipas tij kjo solli miliona euro dëme.

Me mijera fermere prodhues të qumeshtit mbeten “në tako”.  Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjehere! Analizat e kryera më pas në laboratoret evropiane te references vertetuan “mashtrimin” Por ishte vone dhe demi u be! Miliona euro u hodhen në ere dhe bankat i futen fabrikat e qumeshtit në sekuester”, shkruan më tej ish-ministri.

POSTIMI I PLOTË

Ose të nxihet ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqesore dhe blegtorale! Si u rrenua industria jonë e qumeshtit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”. Para disa vitesh, nje lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksines në qumeshtin e vendit  beri që dy fabrika të prpunimit të qumeshtit në vend të falimentojne! Si rrjedhoje qumeshti shqiptar u terhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjesua, ndersa eksporti i tij u ndalua! Me mijera fermere prodhues të qumeshtit mbeten “në tako”. 

Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjehere! Analizat e kryera më pas në laboratoret evropiane te references vertetuan “mashtrimin” Por ishte vone dhe demi u be! Miliona euro u hodhen në ere dhe bankat i futen fabrikat e qumeshtit në sekuester. Sot ka procese gjyqesore që i kerkojne demshperblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farse dhe mashtrim të tille. Të njejten gjë, të njejtet aktore tentuan ta bejne edhe më vone me gjoja sekuestrot e qumeshtit pluhur, i cili eshte një produkt teresisht i ligjshem dhe i sigurt dhe pjese e teknologjise se perpunimit në fabrikat e qumeshtit të gjithë botes.

Per fat arritem ta ndalim në kohe dhe ta pengonim rrënimin e dyte të programuar të qumeshtit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nen akuze për ndotje me hormone. Para se demi te jete i pakthyeshem si në rastin e qumeshtit,  kerkoj që urgjentisht të verifikohet vertetesia nga laboratoret evropiane të references. Aktualisht disa importues nisur dhe nga lajmet që qarkullojne per hormone në perimet tona i kane pezulluar kontratat. Prandaj o duhet nxire o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjeter!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond panariti prodhimet me hormone produket bujqesore produktet blektorale edmond panariti prodhimet me hormone produket bujqesore produktet blektorale

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2019, 14:35

Rama: Vjedhja e votave u bë nga LSI

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me vjedhjet e votave nga PD-ja. Sipas Ramës, pro...