Politike

Kryemadhi ultimatum Ramës: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar, ke vetëm 9 javë kohë

25 Prill 2019, 16:23 Nga DOSJA
Kryemadhi ultimatum Ramës: Ndërkombëtarët e kanë

DURRËS- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ka vetëm 9 javë kohë për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë.

Ajo tha se shqiptarët janë të vendosur dhe nuk do të ndalen deri në largimin e tij, pasi sipas saj kjo do të krijojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë, Sot jemi këtu, neësr diku tjetër dhe nuk do të ndalemi. Sot nuk ka më rrugë tjetër, o do të jesh me kriminelët o do të jesh me qytetarët. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar, por edi Rama akoma jo. Ka vetëm 9 javë për ta kuptuar. Protestat janë për ti thënë Edi Ramës që je vonë, mos vazhdo të provokosh shqiptarët, por tërhiqu që shqipatrët të kenë shansin për të pasur lidhje të lira e të ndershme.”, – tha kryemadhi.

Ndërkohë pas fjalës së Kryemadhit, ishte ish- deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili tha se: “Shqiptarët nuk kanë për të lejuar më  krim në 2019-ën. Sot mesazhi është i qartë: Shqiptarët të gjithë në këmbë për ti dhënë rrugë dhe zgjidhje të krizës në vend”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i qarkullimit në 5 akset e vendit edi rama gazmend bardhi monika kryemadhi protesta e opozites bllokimi i qarkullimit në 5 akset e vendit edi rama gazmend bardhi monika kryemadhi protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2019, 14:35

Rama: Vjedhja e votave u bë nga LSI

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me vjedhjet e votave nga PD-ja. Sipas Ramës, pro...