Rama: S’na trembin shantazhet dhe kërcënimet, vazhdojmë rrugën në zgjedhje
25 Prill 2019, 11:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka folur për vendimin e opozitës për të mos u regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe kërcënimet se do të pengojnë procesin.
“Me përfundimin e afatit për regjistrimin e partive, opozita ka vendosur që të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur që të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Në vend që të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur që të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që ti përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur që ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të vijojmë me rrugën tonë, pa u marrë me ata, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht rreziqeve të një procesi kur parti dhe disa kryetarë pa parti përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur.”
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Astrit Patozi, drejtuesi i partisë Bindja Demokratike, i ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku e cilësonte si ‘ç...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka adresuar akuzat se deputetja e PD-së, Rudina Hajdari nuk e dorëzoi mandatin prej kërcënimeve se Veetingu do t’i shkarkon...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me vjedhjet e votave nga PD-ja. Sipas Ramës, pro...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, ka treguar opinionin e tij për partinë Bindja Demokratike, e cila është krijuar nga Astrit Patozi. Në një intervistë për T...
TIRANË- Duke marrë shkas nga bllokimi i 5 akseve në vend, pasditen e sotme, pasi opozita do të zhvillonjë protesta në rrethe, ka reaguar zëvendës kryeminis...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Kuvend me deputeten Rudina Hajdari. Rama tha se nga marrëveshja e vitit 2008, ajo sot ndodhet në parlament. Shkak për ...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, gjatë replikës që pati me kryeministrin Edi Rama, tha se nuk do të jetë më pengesë për çunat, “referuar” deputetëve të...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat ka bërë dhe njëherë thirrje qytetarëve që të marrin pje...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë një propozim Presidentit të vendit, Ilir Meta, lidhur me Organizatën e Vet...