Politike

Qeveria tranzitore, Basha: Kemi gati dokumentin për krijimin e saj, do e publikojmë shumë shpejt

25 Prill 2019, 19:49 Nga DOSJA
Qeveria tranzitore, Basha: Kemi gati dokumentin për krijimin e saj, do e

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24 foli pas protestës së zhvilluar në 5 Qarqe, ku u bllokuan rrugët.

Ai i mëshoi edhe njëherë tezës se nuk kërkon pushtet në tavolinë, por në anën tjetër është i vendosur për krijimin e një qeverie tranzitore. Basha tha se opozita e tij e një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria tranzitore

“Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS. Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur”, u shpreh Basha.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha qeveria tranzitore vjedhja e zgjedhjeve edi rama lulzim basha qeveria tranzitore vjedhja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll