Politike

“Jemi në luftë për mbijetesë”, Paloka-Ramës: As me të gjithë socialistët e Europës s’na ndal dot

25 Prill 2019, 17:26 Nga DOSJA
“Jemi në luftë për mbijetesë”,

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në fjalën e tij nga rrethrrotullimi tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë, u shpreh i vendosur se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, pasi sipas tij, nëse nuk largohet Edi Rama, krimi elektoral do të vijojë.

Paloka tha se bllokimi i rrugëve gjatë ditës së sotme, është vetëm një sinjal për Edi Ramën, duke shpresuar në një reagim të tij. Ai u shpreh se kryeministri nuk e ndalon dot opozitën edhe sikur të mbledhë të gjithë socialistët e Europës, ndërsa shtoi se shqiptarët janë në luftë për mbijetesë.

“Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”,– tha demokrati.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama opozita bllokon 5 akse të vendit protesta e opozites edi paloka edi rama opozita bllokon 5 akse të vendit protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2019, 14:35

Rama: Vjedhja e votave u bë nga LSI

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me vjedhjet e votave nga PD-ja. Sipas Ramës, pro...