Aktualitet

E trishtë/ Ndërron jetë nga Covid mjeku anestezist Mihal Kreci. Manastirliu, Meta dhe Basha shprehin ngushëllimet

13 Dhjetor 2020, 07:52 Nga DOSJA
E trishtë/ Ndërron jetë nga Covid mjeku anestezist Mihal Kreci.

TIRANË– Ka humbur jetën nga Covid-19 një tjetër mjek.

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm mjeku anestezist Mihal Kreci. Kreci i cili ishte dhe kryetar i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shëndetin. Gjendja e tij shëndetësore ishte drejt përkeqësimit ndaj mjeku nuk fitoi dot betejën me virusin.

Për këtë humbje kanë reaguar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Politikanët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen nga bluzat e bardha.

Shoqata e Anestezisteve & Reanimatoreve te Shqiperise ka ndarë lajmin e trishtë në Facebook.

Nga Covid kanë ndërruar jetë dhe mjekë të tjerë të njohur në vend. Mes tyre Drini Dobo, mjekja Flutura Hashrova, Suela Muca e shumë të tjerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mihal kreci me covid-19 nderron jete mihal kreci mihal kreci me covid-19 nderron jete mihal kreci

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 23:08

POGRADEC– Artur Hebaj, shefi i komisariatit të Pogradecit ka mbështetur protestën e organizuar në këtë qytet, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i polic...