Aktualitet

Kruja përfshihet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

13 Dhjetor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Kruja përfshihet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

KRUJË– Qyteti i Krujës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga mjegulla. Kjo ka bërë që mjetet të kenë vështirësi në autostradë pasi është ulur ndjeshëm shikueshmëria në rrugë.

Mjetet që udhëtojnë nga veriu në drejtim të kryeqytetit duhet të jenë më të kujdesshme pasi mjegulla në ato zona është në një itensitet më të lartë.

Edhe autostrada nga Kamza deri në Mamurras dhe rruga në drejtim të Vorës është mbuluar nga mjegulla.

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë aksident pasi shpejtësia me të cilën lëvizin shoferët është nën normën e lejuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjegull ne kruje mjegull ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 23:08

POGRADEC– Artur Hebaj, shefi i komisariatit të Pogradecit ka mbështetur protestën e organizuar në këtë qytet, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i polic...