Aktualitet

Shqiptari kapet me tre kg kokainë në Itali, ‘zihet ngushtë’, justifikohet: Shes verë… kam ardhur të takoj

13 Dhjetor 2020, 08:27 Nga DOSJA
Shqiptari kapet me tre kg kokainë në Itali, ‘zihet

ITALI– Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me kokainë. 46-vjeçari kishte me vete 3 kg kokainë në momentin kur u pikas nga efektivët.

Shqiptari banues në Toskanë, u prangos pas manovrave që bëri me një automjet tip Mercedes Gla, i cili u kthye papritur në sheshin ngjitur me fushën e sporteve. Dyshuar për manovrën, policia vazhdoi kontrollet.

Kur u pyetën për arsyet e pranisë së tij në një vend tjetër përveç komunës së tij të banimit, i njëjti raportoi se ishte “përfaqësues i verës” dhe udhëtonte për punë.

Më pas ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në Umbria për të vizituar të dashurën e tij e cila, megjithatë, nuk e kujtoi dot se ku jetonte, shkruan “Ansa”.

Më pas gjatë kontrollit atij iu gjet në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar të dhomës së pasagjerëve, 3 pako, të mbështjella me celofan, të një lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet shqiptari ne itali kapet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 23:08

POGRADEC– Artur Hebaj, shefi i komisariatit të Pogradecit ka mbështetur protestën e organizuar në këtë qytet, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i polic...