Aktualitet

Strehuan 28 emigrantë të paligjshëm në një magazinë, arrestohet 1 person, dy të tjerë shpallen në kërkim

13 Dhjetor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Strehuan 28 emigrantë të paligjshëm në një

FIER– Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kishin strehuar 28 emigrantë të paligjshëm në një magazinë.

Me qëllim transportimin e tyre në vendet e BE-së, kundrejt fitimit. U arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për  goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Strehuan 28 klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet transportonin klandestine transportonin klandestine

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 23:08

POGRADEC– Artur Hebaj, shefi i komisariatit të Pogradecit ka mbështetur protestën e organizuar në këtë qytet, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i polic...