Politike

Murrizi flet për partinë e Patozit: Nuk u bë nami se u krijua, janë dhe 92 të tjera si ajo

25 Prill 2019, 14:04 Nga DOSJA
Murrizi flet për partinë e Patozit: Nuk u bë nami se u krijua,

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, ka treguar opinionin e tij për partinë Bindja Demokratike, e cila është krijuar nga Astrit Patozi. Në një intervistë për Top Talk në Top Channel, Murrizi u shpreh se ai është pro pluralizmit dhe nuk është asgjë nëse krijohet dhe një parti e re në Shqipëri.

PJESË NGA INTERVISTA

Jam pro krijimit të partive të reja, nuk u bë nami nëse del një parti e re. Të jem i sinqertë, Patozi dhe të gjithë ish-ët që anatemuan listën e Bashës, marrëveshjen e Bashës ta krijonin që në atë kohë një forcë të re politike.

Largimi nga PD?

Unë nuk jam në hasmëri me PD-në, unë nuk jam larguar por më përzunë.

Nëse Basha u fton që të bëheni pjesë sërish e PD?

Basha është kryetar dhe jo pronar i PD dhe nuk besoj se ftesat i bënë ai me një telefonatë. Unë jam opozitar i Rilindjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bidna demokratike lulzim basha myslim murrizi astrit patozi bidna demokratike lulzim basha myslim murrizi

Sondazh

Poll