Politike

Rrahman Rraja super trendi, Majko del i ngrysur pas seancës, Balla përgëzon Gjylamentit (FOTO)

25 Prill 2019, 14:31 Nga DOSJA
Rrahman Rraja super trendi, Majko del i ngrysur pas seancës, Balla

TIRANË- Shokë pranvera erdhi! E kur vjen kjo stinë çelin lulet, zogjtë ia marrin këngës. Çel gjethi, por dhe parlamenti. Kjo duket qartë dhe nga fotot pikante të Agim Ramës. Rrezet e ngrohta të diellit kanë ngrohur atmosferën edhe në politikë.

Ja ku duket Balla që përgëzon Gjylametin mbase për veshjen elegante që ka realizuar në këtë seancë të sotme. Kurse kolegia krah Çuçit ndihet aq e përkëdhelur nga ngrohtësia pranverore sa bën ministrin të harrojë ç’a faqe e ka fjalimin.

Por ai që i gëzohet stinës pranverore është deputet, Rrahman Rraja, i cili i ka surprizuar të gjithë me veshjen. Prej shumë vitesh në Kuvend, por u bë i njohur për ngjarjen e rëndë të djalit të tij me Xhisiela Malokun. Por tashmë, kur gjithçka ka ngelur pas me kohën Rraja, ka zgjedhur të vishet super trendy në Kuvend. 

Që siç shkruan dhe fotografi Agim Rama, Rraja është gati për buzuqe. 

Por teksa Kuvendi mbaron dhe deputetët nisin të dalin nga salla në qiellin e kaltër shfaqet një re. Koha vrenjtet. Pandeli Majkos nuk i qesh ende buza pas asaj mbrëmje që i mblodhi Rama me Gent Cakajn. Kemi dëgjuar për Pranvera Arabe, poezi e kënge mbi Pranverën, a thua të jetë kjo Pranvera e Parlamentit shqiptar?

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti kuvendi pandeli majko rrahman rraja taulant balla blerina gjylameti kuvendi pandeli majko rrahman rraja taulant balla

Sondazh

Poll