Sport

Brdariç: “Partizanit do t’i tregojmë kush është Vllaznia”!

12 Dhjetor 2020, 18:21 Nga DOSJA
Brdariç: “Partizanit do t’i tregojmë kush

SHKODER – Trajneri gjerman i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen me Partizanin, e cila do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ai u pyet në lidhje me mungesën e Ismael Dungës, si dhe për objektivin shkodrane.

Sërish Brdariç e shmangu fjalën titull edhe pse ekipi i tij renditet në vendin e parë në klasifikim. “Jam shumë i kënaqur që i kemi të gjithë lojtarët. Jemi përgatitur për ndeshjen e radhës. E di me kë kemi të bëjmë dhe se si do të veprojmë në fushë. E vlerësojmë këtë ndeshje dhe do bëjmë maksimumin të fitojmë”, tha fillimisht gjermani.

Dunga? “Nuk mund të them se jam i lumtur që Dunga na mungon, por do të shohim ta zëvendësojmë sa më mirë. Mendoj se në kombinimin me Haris Dilaver dhe Imerin Dunga është i përshtatshëm. Ata bashkëpunojnë më së miri në fushë dhe kjo vërtetohet nga rezultatet e deritanishme. Dhe në të shkuarën kemi zëvendësuar lojtarë, edhe pse duke përshtatur ndonjë. Në çdo situatë kanë qenë të gatshëm, pavarësisht pozicionit të tyre jo natyral”.

Daja ka thënë se asnjë skuadër pretendente nuk i ka mundur? “Nuk do të merrem me deklarata të tilla, nuk jam nga ata që komentojnë. Do ia lë fushën përgjigjes. E dimë si luan Partizani, i kemi ndjekur. Kemi parë që edhe ata kanë treguar forcë dhe kanë mbledhur pikë të rëndësishme. Do bëjmë si në ndeshjet e tjera, do japim maksimumin dhe do tentojmë formacionin. Do e marrim Partizanin seriozisht dhe do i tregojmë ç’është Vllaznia. Nëse përqendrohemi 100 për qind, jam i sigurt që mund t’ia dalim”.

Objektivi? “Së pari, ne përqendrohemi ndeshja pas ndeshje. Shijojmë momente, normalisht. Jemi në fillim të ndërtimit të Vllaznisë, është një proces i gjatë. Lojtarët kanë nevojë për motivim, mbështetje, t’u japim uri që ata të ecin përpara. Kjo është te ajo që na çon te një pikë kyçe: çfarë do të bëjmë ne për të ardhmen? E ardhmja jonë është që të ecim përpara dhe të arrijmë për çdo ndeshje fitore. Nuk mund t’ju jap një përgjigje përfundimtare. Kjo mund të shihet në një ecuri më të gjatë”, deklaroi trajneri gjerman i shkodraneve, Thomas Brdariç.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ismael dunga partizani stadiumi loro borici thpmas brdaric trajneri gjerman i shkodraneve vllaznia ismael dunga partizani stadiumi loro borici thpmas brdaric trajneri gjerman i shkodraneve vllaznia

Sondazh

Poll