Sport

VIDEO/ “Ju q*** ropt”, Florian Marku tërbohet pas vendimit, boksierit i vidhet fitorja pas ndeshjes me britanikun

12 Dhjetor 2020, 19:14 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ju q*** ropt”, Florian Marku tërbohet pas vendimit,

ANGLI– Florian Marku nuk arrin të marrë fitoren e rradhës në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ndodhej në Britani për të boksuar ndaj Jamie Stewart. Sfida për shqiptarin nisi mjaft mirë me Markun që dha shkëndijat e para ku në raundin e dytë hodhi në tapet kundërshtarin. Në raundet e tjera Marku u shfaq mjaft mirë, shqiptari fitoi 4 raundet e para.

The precision from @FlorianMarku92 in the 2nd round sees his opponent take a knee…

Stewart lucky to make it out of the round

Those body shots look nasty ?#MarkuStewart #JoshuaPulev pic.twitter.com/NpvUMZLElm

— Ropes and Cage (@RopesAndCage) December 12, 2020

Dueli ishte shumë i luftuar, ndërsa në raundet e tjera britaniku vetëm ngacmoi në disa momente Markun, por pa arritur të bëjë ndonjë gjë të madhe. Raundi final ishte shumë i luftuar me Markun që u mundua të ruante fitoren duke sulmuar, ndërsa Stewart u përpoq t’i vidhte fitoren pa sukses. Në momentin që juria dha verdiktin për barazim, Marku shfryu duke ofenduar në shqip i cili nuk e priti mirë.

 

I’m in tears ? #MarkuStewart pic.twitter.com/D2dq1EWlJu

— She said ?? (@notjetras) December 12, 2020

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll