Bota

Organizatat e Shoqërisë Civile i bëjnë thirrje BE-së të mos shtyjë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

25 Prill 2019, 17:35 Nga DOSJA
Organizatat e Shoqërisë Civile i bëjnë thirrje BE-së

BEOGRAD- 80 OSHC të Ballkanit Perëndimor dhe disa individë kanë nënshkruar një peticion për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të iniciuar nga Lëvizja Europiane në Serbi, duke i kërkuar mos shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

“Organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor kanë shpresë se Këshilli Europian do t’i përmbahet premtimit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor 2019“,- shkruhet në document.

Gjithashtu vlerësohet trimëria dhe vendosmëria e udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të cilët kanë vendosur si të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe në rajon.

Dokumenti u nënshkrua nga 85 OShC, ndër të cilat janë Lëvizjet Evropiane në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Qendra për Poltikën Bashkëkohore – Ballkani Perëndimor, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Serbi dhe Shqipëri, Iniciativat Rinore për të Drejtat e Njeriut nga i gjithë rajonin, Qendra për Politika të Sigurisë dhe Qendra e Politikave Evropiane.

Individë nga rajoni gjithashtu kanë nënshkruar peticionin, përfshirë diplomatët Ivan Vejododa dhe Goran Svilanoviç, ish-ministrja e jashtme kroate, Vesna Pusiç dhe koordinatorja e KOMRA-s, Natasha Kandiq.

Marrë nga European Western Balkans

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama maqedonia e veriut zoran zaev edi rama maqedonia e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll