Bota

“Vetëm e ngrohtë”/ Pr.ligji irriton meksikanët, s’do ta shijojnë më birrën e ftohtë

25 Prill 2019, 14:23 Nga DOSJA
“Vetëm e ngrohtë”/ Pr.ligji irriton meksikanët,

MEKSIKË- Banorët e Meksikës tashmë nuk do të kenë kënaqësinë të shijojnë birrën e ftohtë. Kjo gjë erdhi, pasi një ligjvënës paraqiti një mocion për të ndaluar shitjen e pijes së ftohtë në dyqane.

Mocioni është pritur me një shpërthim debatesh në median sociale, dhe do modifikonte ligjet tregtare të qytetit të Meksikës për të ndaluar shitjen e birrës ose pijeve që përmbajnë deri në 7 për qind alkool, që mbahen në frigorifer apo në kushte të ndryshme nga ato të ambientit.

Sipas Pr.ligjit, dyqaneve do t’u kërkohet edhe të vendosin njoftime për dënime, nëse konsumohen pije alkoolike në publik. Në Meksikë, shiten shpesh birra në shishe të mëdha, familjare, dhe jepen edhe gota plastike që njerëzit i përdorin për ta konsumuar pijen në vend.

Shumë meksikanë reaguan ashpër ndaj perspektivës së blerjes së një shisheje të ngrohtë birre, kjo edhe falë temperaturave shpesh herë të larta në vend.

Është e pabesueshme që ligjvënësit tanë mendojnë për kaq shumë idiotësi, pa zgjidhur më parë problemet serioze”, shkruanin ata në tëitter. Të tjerë sugjeronin që nëse synohet dekurajimi i konsumit të alkoolit, atëherë mund të mjaftojë rritja e taksës korresponduese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota birra e ftohte meksike ndalohet birra e ftohte birra e ftohte meksike ndalohet birra e ftohte

Sondazh

Poll