Bota

SHBA, Joe Biden shpall kandidaturën për president në zgjedhjet e 2020

25 Prill 2019, 10:50 Nga DOSJA
SHBA, Joe Biden shpall kandidaturën për president në zgjedhjet e

SHBA- Ashtu siç ishte paralajmëruar, Joe Biden ka shpallur sot kandidaturën për t’u bërë president i SHBA, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 2020.

Joe Biden e shpalli sot kandidaturën me anë të një videoje në internet.

The core values of this nation… our standing in the world… our very democracy…everything that has made America — America –is at stake. That’s why today I’m announcing my candidacy for President of the United States. #Joe2020 https://t.co/jzaQbyTEz3

— Joe Biden (@JoeBiden) April 25, 2019

Ekipi i ish-zëvendës presidentit ka hedhur bazat e fushatës për muaj me radhë. Kjo është sfida më e madhe e tij në karrierë, pasi ka rreth 50 vite në politikë.

Kjo është hera e tretë që Biden kërkon të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Por gjithçka është ndryshe këtë herë, pasi vjen si ish-zëvendës president mjaft popullor i Barak Obamës.

Është një vend më i lartë se sa kandidimi si senator demokrat nga Delaware, kandidim të cilin ai e ka bërë pa sukses në fushatat e vitit 1988 dhe 2008.

76 vjeçari Joe Biden është kandidati i dytë më i vjetër në garë, me rekordin më të gjatë të shërbimit publik. Para tij ka qenë vetëm Bernie Sanders, 77 vjeç.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll