Bota

“Gënjyen nën betim”, Albin Kurti padit Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për shpifje

25 Prill 2019, 10:53 Nga DOSJA
“Gënjyen nën betim”, Albin Kurti padit Hashim

KOSOVË– Së bashku me Glauk Konjufcën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë një kallëzim penal ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Sipas Kurtit Thaçi dhe Veseli kanë deklaruar gjëra të pavërteta në lidhje me organizatën “Syri i Popullit”, më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Kreu i Vetëvendosjes theksoi se Hashim Thaçi e Kadri Veseli që ndodhen në postet më të larta institucionale kanë rënë në pozitat më të ulëta njerëzore. Sipas tij, Kosova është në rrezik, duke qenë se drejtohet nga njerëz që shpifin nën betim.

Me rastin e kallëzimit penal, këtu në prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër Presidnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë Syri i Popullit, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës. Ata kanë dhënë deklarata të rrejshme dhe këtë e kanë bërë nën betim prandaj ne po bëjmë sot kallëzim penal,”- shkruhet në padinë e ngritur nag Kurti, sipas medieve kosovare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti glauk kofnjica hashim thaci kadri veseli albin kurti glauk kofnjica hashim thaci kadri veseli

Sondazh

Poll