Bota

Greqi/ Në 2018 përfituan status mbrojtje 15.806 azilkërkues

25 Prill 2019, 15:33 Nga DOSJA
Greqi/ Në 2018 përfituan status mbrojtje 15.806 azilkërkues

Vendet e Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes mbi 300 mijë azilkërkuesve.

Sipas të dhënave të Eurostatit gjatë vitit 2018, Greqia u ka dhënë statusin e mbrojtjes 15,806 azilkërkuesve nga Greqia, ku shumica janë qytetarë nga Siria (6,015 ose 38%), Iraku (3,545 ose 22%) dhe Afganistani (2,635 ose 17%).

Sipas Eurostat, në nivel të BE-së, 28 shtetet anëtare kanë dhënë statusin e mbrojtjes për 333,400 azilkërkues në 2018, një shifër prej rreth 40% më pak se në vitin 2017 (533,000). Nga këta, një e treta e përfituesve janë sirianët.

Qytetarët sirianë mbeten grupi më i madh i përfituesve të mbrojtjes në BE (96,100, ose 29% e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në Shtetet Anëtare të BE), të ndjekur nga qytetarët e Afganistanit (53,500 ose 16%) dhe Iraku (24,600 ose 7%).

Në shifra absolute, numri më i madh i dhënies së statusit azil u dha nga Gjermania (139,600), Italia (47,900) dhe Franca (41,400).

Në lidhje me popullsinë, në vitin 2018 në BE, azil iu dha 650 refugjatëve për një milion banorë. Në Greqi, numri i refugjatëve që morën azil ishte 1,470, për milion banorë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota azilkerkuesit greqi azilkerkuesit greqi

Sondazh

Poll