Bota

Samiti i Berlinit, Haradinaj: As në Gjermani nuk hiqet taksa. Akuza për Mogherinin

25 Prill 2019, 10:53 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit, Haradinaj: As në Gjermani nuk hiqet taksa. Akuza

KOSOVË– Kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur lidhur me rolin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit.

Haradinaj tha se Mogherini ka shkaktuar shumë dëme në BE dhe në Balllkan duke sjellë përplasje e mosmarrëveshje mes vendeve.

“Mogherini i ka bërë shumë dëme BE-së dhe Ballkanit. Gati na ka kthy në të kaluarën. Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu tek tema e territoreve. Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini. Fakti që nuk është në nikorqirllëkun e Mogherinit është një kthesë. Fakti që ajo është e ftuar si mysafire në Berlin, ia kanë tregu vendin”.

I pyetur lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, Haradinaj u shpreh se pavarërisht këmbënguljes së ndërkombëtarëve nuk do të hiqej. 

“Nuk hiqet taksa as në këtë samit as në ndonjë samit tjetër,”-tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë kosovare do të marrë pjesë në samitin e Berlinit që do të mbahen të hënën, i cili organizohet nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni frederica mogherini kosove ramush haradinaj samiti i berlinit taksa ndaj mallrave serbe frederica mogherini kosove ramush haradinaj samiti i berlinit taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll