“Edi lidhi qentë”/ I arrestuan kryeredaktorin, Nikollë Lesi thirrje Ramës: E çuan në qeli 50 veta, në radio dëgjohej
TIRANË– Pronari i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi i ka dedikuar një shënim të shkurtër prangosjes së kryeredaktorit të tij, Qamil Xhanit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Në shkrimin e tij, ai sqaron se në momentet kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qënë në zyrë, por ka parë gjithë skenën nga kamerat e sigurisë. Ai shkruan se edhe pse gazetari i tij i ka sqaruar se është gazetar, efektivët e policisë nuk e kanë dëgjuar por e kanë shoqëruar forcërisht në Komisariat. Pas lirimit, Xhani i kishte rrëfyer se gjatë momenteve të prangosjes dëgjohej: “Silleni këtu në komisariat!”. Më pas, Lesi kujton kohën kur edhe vetë kryeministri Edi Rama shkruante për gazetaën “Kohë Jonë”.
“Edhe ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën KOHA JONE. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë kur na vinte policia te redaksia, ti thoje se “nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë. Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë! Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!,”-shkruan Lesi.
SHKRIMI I NIKOLLË LESIT:
Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, një mori forcash speciale morën me dhunë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si policët po rrihnin dy minorenë “protestues”. Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk prekesh. Në çast forcat speciale janë turrur drejt kryeredaktorit. Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën KOHA JONE, i janë sulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dhunshëm. Dhe po dhunshëm e kanë goditur në makinën e policisë, pavarësisht se iu ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e policisë dëgjohej “silleni këtu në komisariat”, siç tregon më vonë zoti Xhani. Asnjë shpjegim në makinën e policisë nuk ka dhënë sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm policesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në komisariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as maskë, por ngjeshur me njeri-tjetrin si sardele e ku kërciste dajaku. Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbrëmë morën një gazetar të Oraneës, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia kur tentuan të me merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë për të cilin ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim. Por “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër! Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie. E natyrisht polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit! Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq me tepër kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, KOHA JONE. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën KOHA JONE. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë kur na vinte policia te redaksia, ti thoje se “nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë. Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë! Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur! Edi! Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total. Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm! Sa me shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq me vështirë do të jetë ta shperlash. Në fakt kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!
Kryeredaktori i “Koha jonë”, Qamil Xhani u shoqërua dje në Komisariat. Ky i fundit është kapur nga kamerat e sigurisë pranë redaksisë dhe shihet teksa del nga porta e zyrave për të kaluar rrugën. Xhani pas lirimit tregoi se në ambientet e paraburgimit kishte dyndje të prangosurish, ndërkohë që nuk i kursen as akuzat ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Organizuan protestën e parë për vrasjen e Klodian Rashës, jepet masa e sigurisë për 3 të rinjtë nga Tirana
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për tre personat që organizuan protestën e ditës së mërkurë.Tre të rinjtë që Policia i ndaloi si organi...
Dhuna në protestën e Shkodrës, reagon policia: Eshtë plagosur një efektiv
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka reaguar pas protestës së zhvilluar ne Shkoder.Sipas uniformave blu për shkak të dhunës së përdorur nga protestuesit gjatë kë...
“Dorëzo Ardi mafiozin ose do digjet Surreli!”/ Stresi KËRCËNON Edi Ramën: Po të shkruaj për herë të fundit
TIRANË – Pas protestës së dhunshme në Shkodër ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.Teksa ka postuar vid...
LAJM I MIRË/ Përmirësohet situata në spitalin Covid-2, ulet me 10% numri i shtrimeve
TIRANË– Prej 5 ditësh situata në spitalin e Sanatoirumit duket më e normalizuar, edhe pse ka pasur rritje rastesh të reja.Sipas gazetarit Erjon Skënd...
Shokët e lanë pas! Efektivët e policisë së Shkodrës gjejnë të miturin brenda godinës së PS-së
SHKODËR– Policia e Shkodrës është përballur me një fëmijë teksa u fut brenda ambienteve të Partisë Socialiste.Pas shkatërrimit të selisë policia mbërriti n...
“Jemi të vonuar në rrugën e integrimit”/ Fevziu: Europa e ka parë veten si një klub i krishterë
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se Shqipëria është vendi më i vonuar në rrugën europiane edhe pse se integrimi duhet të ishte realizuar...
EKSKLUZIVE/ Kush po bën luftë në rrugët e vendit, një “xhiro” në botën e protestuesve të vërtetë… të panjohurit
TIRANË- Çdo mëngjes në rrugët e Tiranës mungon diçka. Një semafor, një ndarëse rrugë apo bulevardi, një zbukurim i fundvitit. Pres 3 ditësh p...
Asgjë nuk harrohet!/ U kap në Abu Dhabi për dy vrasjet që tronditën vendin, si u prangos Plaurent Dervishaj. Policia jep de
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me prangosjen e një prej të shumëkërkuarëve të Shqipërisë, Plaurent Dervishajn. Ky i fundit ësht...