Aktualitet

“Jemi të vonuar në rrugën e integrimit”/ Fevziu: Europa e ka parë veten si një klub i krishterë

12 Dhjetor 2020, 12:35 Nga DOSJA
“Jemi të vonuar në rrugën e integrimit”/ Fevziu:

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se Shqipëria është vendi më i vonuar në rrugën europiane edhe pse se integrimi duhet të ishte realizuar kohë më pare.

I ftuar në emisionin “Prishtinë-Tiranë” mbrëmjen e djeshme ku foli për periudhën komuniste në Shqipëri, Fevziu u shpreh se Europa e ka parë vetën gjithmonë si një klub i krishterë, mbështetur mbi parime kristiane.

Shqipëria ishte e fundit që doli nga kampi komunist edhe pse ishte e para që duhet të dilte. Sot jemi më të vonuarit në rrugën e integrimit edhe pse e dimë mirë që duhet të ishim shumë më para. Po ashtu problemi lidhet me ndikimin e fuqive të mëdha, për shkakun se disa vende për arsye të një besimi. Evropa e ka parë vetën gjithmonë si një klub i krishterë i mbështetur mbi parime kristiane. Evropa donte të ringrinte vlerat e Greqisë Antike. Rusia u mundua të ringjallte atë që quhej fryma sllave në Ballkan. Pompimi që perandoria e carit i bëri Malit të Zi me ishte për ta testuar . Po ashtu nxiti frymën sllave tek Serbia deri diku tek Sllovenia. Ne nuk kemi pasur asnjë shtysë nga jashtë”, tha Fevziu.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu integrimi i shqiperise blendi fevziu integrimi i shqiperise

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...