Aktualitet

Dhuna në protestën e Shkodrës, reagon policia: Eshtë plagosur një efektiv

12 Dhjetor 2020, 13:16 Nga DOSJA
Dhuna në protestën e Shkodrës, reagon policia: Eshtë

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka reaguar pas protestës së zhvilluar ne Shkoder.

Sipas uniformave blu për shkak të dhunës së përdorur nga protestuesit gjatë këtij tubimi, si pasojë e hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë është plagosur një efektiv i policisë.

Gjithashtu policia bën me dije se pjesëmarrësit në tubim  kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

“Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugen Willson.Pjesmarrësit në tubim  kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, shkruan policia.

Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nisi me një marshim paqësor duke u transformuar në përdorim të dhunës dhe shkatërrim objektesh. Ishin të miturit e qytetit ata që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër. Me gurë dhe mjete të tjera të forta ata mundën që të shqyenin me forcë derën dhe të futeshin brenda. Ata nxorrën jashtë dokumente, karrike, tavolina dhe kompjutera të cilat u dogjën. Policia mbërriti në vendngjarje një orë me vonesë për të hedhur gaz lotësjellës që të shpërndante qytetarët. Ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për ata që shkelën ligjin. Ndërkohë reagime për shkatërrimin e selisë së PS-së ka pasur nga Rama, Balla, Voltana Ademi dhe PD-ja.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shkodres protesta ne shkoder protesta per klodian rashen policia e shkodres protesta ne shkoder protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...