Aktualitet

Organizuan protestën e parë për vrasjen e Klodian Rashës, jepet masa e sigurisë për 3 të rinjtë nga Tirana

12 Dhjetor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Organizuan protestën e parë për vrasjen e Klodian Rashës,

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për tre personat që organizuan protestën e ditës së mërkurë.

Tre të rinjtë që Policia i ndaloi si organizatorë të protestës janë lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ky urdhër është dhënë për Robert Poshnjarin, Altin Koçin e Vilson Kulemanin

Njoftimi i policise:

“U arrestuan në flagrancë shtetasit R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç. Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike  duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë.  Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll