Aktualitet

LAJM I MIRË/ Përmirësohet situata në spitalin Covid-2, ulet me 10% numri i shtrimeve

12 Dhjetor 2020, 12:59 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ Përmirësohet situata në spitalin Covid-2, ulet

TIRANË– Prej 5 ditësh situata në spitalin e Sanatoirumit duket më e normalizuar, edhe pse ka pasur rritje rastesh të reja.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, në spitalin Covid-2 nuk ka më autoambulanca që presin në radhë për të dërguar në urgjencë pacientë  të iinfektuar.

Skëndaj thotë se në intervalin e 1-2 orëve në këtë spital mund të paraqitet një autoambulancë. Ulja e rasteve të ambulancave që sjellin pacientë në gjendje të rëndë, ka sjellë ulje të shtrimeve me 10 % në COVID2.

Sipas mjekëve që kanë folur për gazetarin, rreth 80 % e pacientëve të shtruar në këtë spital paraqiten në gjendje të rënduar.

Në spitalin Covid-4 ende nuk ka asnjë pacient të shtruar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për  12 viktima dhe 822 raste të reja me Covid-19.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet situata covid ne shqiperi ulet me 10% numri i shtrimeve situata covid ne shqiperi ulet me 10% numri i shtrimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...