Aktualitet

12 Dhjetor 2020, 13:56 Nga DOSJA

KRUJË– 12 persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mësohet se personat në fjalë u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Koordinimi”, të zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Krujë dhe RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që janë arrestuar në kuadër të një operacioni anti-kanabis të zhvilluar në Krujë. Mësohet se personat që janë ndaluar janë: Hasan Kroje, Glodjan Kroji, Leonard Kroji, Nazmi Maloku, Ymer Maloku, Ervin Leka, Sajmir Zaja, Avni Ferra, Haxhi Mema, Saba Sallaku. Glodian Zaja dhe Altin Kroji janë vënë në pranga dhe për ata është zbatuar masa “arrest me burg. Ndërsa tre personat e shpallur në kërkim janë: Blerim Durma, Ilir Kroje, Leonard Dema.

Pas disa muajsh hetime, Policia e Shtetit njoftoi realizimin e këtij operacioni që shkatërroi këtë grup që merrej me kultivim kanabisi. Gjithashtu, gjatë operacionit, janë sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të Policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin kroji arrestohen 12 persona ne kruje avni blerim durma ervin leka glodian zaja glodjan kroji hasan kroje ilir kroje kruje leonard dema. leonard kroji nazmi maloku operacioni koordinimi sajmir zaja ymer maloku altin kroji arrestohen 12 persona ne kruje avni blerim durma ervin leka glodian zaja glodjan kroji hasan kroje ilir kroje kruje leonard dema. leonard kroji nazmi maloku operacioni koordinimi sajmir zaja ymer maloku

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 13:53

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur është shoqëruar nga forcat e policisë kryeredaktori i “Koha jonë”, Qamil Xhani. Ky i fundit është kapur n...