Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Kush po bën luftë në rrugët e vendit, një “xhiro” në botën e protestuesve të vërtetë… të panjohurit

12 Dhjetor 2020, 12:31 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Kush po bën luftë në rrugët e vendit, një

TIRANË- Çdo mëngjes në rrugët e Tiranës mungon diçka. Një semafor, një ndarëse rrugë apo bulevardi, një zbukurim i fundvitit. Pres 3 ditësh protestat kanë prishur qetësinë parafestive dhe kanë hyrë në jetën e kryeqytetit, dhunshëm, papritur.
Policia dhe forcat speciale janë vënë në situatë shumë më të vështirë se në protestat e opozitës, përballë një rezistence guerrile, që shpëndahet në të gjtiha zonat e qytetit. Përqëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ndodhen institucionet më të rëndësishme, nuk e ka lehtësuar përballjen me protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

Protestuesit shpërndahen, prishin ç’të munden nëpër zonat periferike, tërheqin policinë dhe pastaj kthehen në bulevard. Një betejë epike, ku marrin pjesë adoleshentë – minorenë, që nuk tërhiqen në përballje me policët dhe forcat speciale. Një betejë që, përtej akuzave politike, ka ngritur dhjetra pikëpyetje, për pjesëmarrësit.

A janë PD dhe LSI mbrapa protestës?

Eksponentët e opozitës e kanë pranuar që e mbështesin protestën jo vetëm me thirrje, por edhe me njerëz. Të rinjtë e forumeve rinore kanë dalë në krah të protestueve dhe kanë vepruar njësoj si ata. Një pjesë e tyre janë ndaluar nga policia, një pjesë janë në kërkim me akuzën e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike.

Mjafton të shohësh qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, ku të rinjtë e opozitës dominojnë, për të kuptuar dallimin. Aty nuk ka përplasje të dhunshme, dëmtime të pronës publike, kaos në qytet dhe as minorenë të revoltuar. Ato janë protesta tipike si ato të opozitës në 2019, të përqëndruara në një vend, me shkëmbime goditjesh nga të dyja palët dhe shpërndarje paqësore.

Dinamika e protestës në Tiranë është krejt ndryshe, dallimi është i madh. Është e qartë që nuk është dora e opozitës në krye të organizimit.

Kush janë organizatorët dhe kush proteston?

Në fillim u duk si një organizim paqësor. Genc Sejko, Brryli Broaway, Lolita dhe të tjerë personazhe dhe faqe të famshme në rrjetet sociale, koordinohen për oraret dhe kërkesat dhe më pas bëjnë njoftimet uniforme.

Megjithatë profili i organizatorëve nuk ngjan shumë me profilin e protestuesve. Të parët janë të ashpër, por paqësorë, luftojnë me fjalë dhe meme, kanë marrë pjesë dhe kanë organizuar edhe më parë protesta, të cilat kanë qenë paqësore, pa përplasje me policinë dhe pa dëmtime objektesh. Sa më shumë profilizohet protesta, aq më shumë bën kontrast me organizatorët që njohim.

Në fakt ka disa organizatorë të tjerë, të pacertifikuar në jetën politike dhe sociale, që prej vitesh jetojnë në një botë paralele, të injoruar nga politika, media dhe shoqëria, por më të fortë, më të egër dhe më konsistente. Janë të rinj të angazhuar në klube tifozësh, ata më fanatikët. Për herë të parë janë bashkuar të gjithë, kanë harruar përplasjet për skuadrat e zemrës për një kauzë më të madhe, që ka të bëjë me jetën e njërit prej tyre.

Mjafton të kërkosh në Instagram dhe gjen thirrjet e Guerrilsave të Partizanit, Tirona Fanatics, Capital Crew etj. Janë disa grupe tifozësh, të organizuar më mirë se forumet e partive, që I janë drejtuar sistemit. Atya gjen parullat “ACAB”, që është akronim i thënies “All Cops Are Bastards” (të gjithë policët janë bastardë), të huazuar nga SHBA. Përtej Drejtësisë për Klodianin, është edhe nënshkrimi ‘Anti System’, ose: “Na kane myt për vite me radhë”, “Më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh i gjunjëzuar”.

Nuk ka parti në atë botë. Është zemërim, i njerëzve të të gjitha shtresave, i të gjitha niveleve dhe profesioneve, ndaj një kaste politike, ekonomike, gjyqësore dhe mediatike, që për 30 vjet shkel mbi njerëz të ndershëm, pa lidhje miqësore ose pa pushtet. Vrasja e Klodianit, e derdhi gotën e zemërimit që tani ka përmbytur Tiranën.

Ata nuk kontrollohen dot politikisht nga asnjëra palë, nuk kanë përfaqësi, nuk kanë një grup kërkesash fikse. Janë “jelekët e verdhë” të Shqipërisë të plagosur nga plumbat që vranë Klodianin.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...