Aktualitet

‘Hiqni uniformën’/ Pasi shkatërruan selinë e PS-së, të rinjtë e Shkodrës nuk zbrapsen, qëndrojnë përballë forcave

12 Dhjetor 2020, 12:01 Nga DOSJA
‘Hiqni uniformën’/ Pasi shkatërruan selinë e

SHKODËR– Të rinjtë e qytetit të Shkodrës pasi shkatërruan dhe nxorrën nga godina e PS-së të gjitha dokumentet dhe mjetet e tjera nuk zbrapsen. Ata vijuan të qëndronin përballë efektivëvë të forcave ‘Shqiponja’ duke iu thënë “Hiqni uniformat”.

Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nisi me një marshim paqësor duke u transformuar në përdorim të dhunës dhe shkatërrim objektesh. Ishin të miturit e qytetit ata që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër. Me gurë dhe mjete të tjera të forta ata mundën që të shqyenin me forcë derën dhe të futeshin brenda. Ata nxorrën jashtë dokumente, karrike, tavolina dhe kompjutera të cilat u dogjën. Policia mbërriti në vendngjarje një orë me vonesë për të hedhur gaz lotësjellës që të shpërndante qytetarët. Ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për ata që shkelën ligjin. Ndërkohë reagime për shkatërrimin e selisë së PS-së ka pasur nga Rama, Balla, Voltana Ademi dhe PD-ja.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne shkoder protesta per klodian rashen protesta ne shkoder protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...