Aktualitet

KAOS DHE PANIK! Forcat e policisë hedhin gaz lotësjellës ndaj qytetarëve në Shkodër, nis shpërndarja e qytetarëve

12 Dhjetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
KAOS DHE PANIK! Forcat e policisë hedhin gaz lotësjellës ndaj

SHKODËR– Policia ka mbërritur në vendngjarje! Zona përballë godinës së selisë së Partisë Socialiste është e mbuluar nga tymi pasi policia ka hedhur gaz lotësjellës.

Qytetarët janë larguar menjëherë nga godina e selisë pasi tymi u përhap në të gjithë zonën.

Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nisi me një marshim paqësor duke u transformuar në përdorim të dhunës dhe shkatërrim objektesh. Ishin të miturit e qytetit ata që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër. Me gurë dhe mjete të tjera të forta ata mundën që të shqyenin me forcë derën dhe të futeshin brenda. Ata nxorrën jashtë dokumente, karrike, tavolina dhe kompjutera të cilat u dogjën. Policia mbërriti në vendngjarje një orë me vonesë për të hedhur gaz lotësjellës që të shpërndante qytetarët. Ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për ata që shkelën ligjin. Ndërkohë reagime për shkatërrimin e selisë së PS-së ka pasur nga Rama, Balla, Voltana Ademi dhe PD-ja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne shkoder protesta per klodian rashen protesta ne shkoder protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...