Politike

“Më mbetën në mendje fjalët e tij”/ Dje shkoi për mort, Spiropali rrëfen bisedën me babanë e Klodian Rashës: Ishin

11 Dhjetor 2020, 19:09 Nga DOSJA
“Më mbetën në mendje fjalët e tij”/ Dje shkoi

TIRANË– Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka treguar detaje lidhur me takimin me babain e Klodian Rashës, Qazimin. E ftuar në “Abc”, ajo tregoi fjalët që ai u kishte dhënë ndërkohë që nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj presidentit Ilir Meta.

Ajo u shpreh se edhe pse ai kishte kaluar një ndodhi shumë të rëndë, sërish kishte treguar një ndjeshmëri që i kishte mbetur në mendje.

“Më mbetën në mendje fjalët e fisme të babait të Klodian Rashës. “Dhimbjen e kam të madhe. Dua drejtësi nga shteti im. Vendin tim, shtetin tim, e dua. I kam shërbyer si ushtarak. Dhe gjithmonë do i shërbej. Edhe policët janë djemtë tanë. Nuk dua të preket asgjë në emër të djalit tim”. Edhe pse në rrethanat e një dhimbjeje tepër të madhe, ishin fjalë të një kthjelltësie të thellë, të një ndjeshmërie tepër prekëse,”-tha Spiropali. 

Dje, ministrja Spiropali dhe kryeministri Edi Rama shkruan në shtëpinë e të ndjerit Klodian Rasha, për të ngushëlluar familjarët duke u premtuar edhe drejtësi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali vrasja e klodian rashes elisa spiropali vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll