Politike

Basha komenton dorëheqjen e Lleshajt nga posti: Rama e bëri mish për top për të shpëtuar veten

11 Dhjetor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Basha komenton dorëheqjen e Lleshajt nga posti: Rama e bëri mish

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin e ka mbajtur me rastin e themelimit të 30-vjetorit të Partisë Demokratike, ka komentuar dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt, nga posti.

Ai ka thënë se Rama është bashkëpërgjegjës, për situatën e krijuar në vendin tonë sakq ka shtuar se Kryeministri vetëm pasi pa revoltën e qytetarëve sipas Bashës, u detyrua ta bëjë ministrin e Brendshëm mish për top për të shpëtuar veten e tij.


“Të gjithë pamë shembull tragjik të mungesës së ndjeshmërisë kur u vra Klodian Rasha. Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë. Lotët lënduan të gjithë shqiptarët, por ajo që i revoltoi më shumë shqiptarët ishte propaganda. Heshti për tre ditë, fillimisht shpresoi se do të kalonte lumin. Ai është bashkëpërgjegjës, ishte i zënë në galeri artesh në SHBA. Vetëm kur e pa që qytetarët u hodhën në revoltë u detyrua ta bëjë ministrin e Brendshëm mish për top për të shpëtuar veten e tij.”- tha ai.

Ditën e djeshme, Rama ka pranuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt ngë posti i Ministrit të Brendshëm. ndërkohë pak më vonë Lleshaj tha se dorëheqjen e ka dhënë si një akt moral, pas vrasjes së Klodian Rashës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll