Politike

Peter Zingraf: Vdekja e Klodian Rashës më ka prekur shumë, të vihet drejtësi, por dhuna s’është zgjidhje!

11 Dhjetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
Peter Zingraf: Vdekja e Klodian Rashës më ka prekur shumë,

TIRANE– Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf shprehet se është i prekur nga vrasja e Klodian Rashës. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje që të shmanget dhuna në protesta. Sipas tij, dhuna nuk është një zgjidhje.

REAGIMI I AMBASADORIT GJERMAN: 

Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës. Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.

Më herët reagoi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca. Diplomatët e huaj i kanë bërë thirrje qeverisë dhe protestuesve të heqin dorë nga dhuna.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike peter zingraf protestat per klodian rashen peter zingraf protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll