Politike

Sandër Lleshaj iku dje nga Ministria! Rama del sot në krah të Ardi Veliut, kryepolici i heshtur disa hapa pas… (MESAZHI)

11 Dhjetor 2020, 17:23 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj iku dje nga Ministria! Rama del sot në krah të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë pasditen e sotme në Qendrën Spitalore në Tiranë për të vizituar të gjithë efektivët që janë plagosur gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Ajo që është vënë re është fakti që Rama është shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ky i fundit pak hapa pas numrit një të qeverisë, ka qënduar në heshtje gjithë kohën që ai ka folur duke mos komentuar ngjarjen e ndodhur.

Veliu mesa duket ka zënën përkohësisht vendin e ministrit të Brendshëm në ikje, Sandër Lleshajt, në dalje të tilla publike. Megjithatë mesazhi që ka përcjellë Rama është i qartë: Lleshaj nuk është më pjesë as si ministër në ikje e strukturave të Policisë.

LAJM KRYESOR/ Dita e tretë! Gjithçka mbi protestën për Klodian Rashën, Rebani Jaupi zbret në terren, kërkohet largimi i Ardi Veliut

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu edi rama rama në qsut ardi veliu edi rama rama në qsut

Sondazh

Poll