Politike

Vrasja e Klodian Rashës, reagon OSBE: Keqardhje, ngjarja të hetohet e të vihet drejtësi!

11 Dhjetor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, reagon OSBE: Keqardhje, ngjarja të hetohet e

TIRANË– Delegacioni i OSBE në Shqipëri shpreh keqardhjen për vrasjen e Klodian Rashës nga polici i Shqiponjave, Nevaldo Hadëraj. Në një reagim publik, OSBE, thotë se ka besim se ngjarja do të hetohet siç duhet.

REAGIMI I PLOTË I OSBE:

Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë.

Më herët reagoi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ai gjerman, Peter Zingraf. Diplomatët e huaj i kanë bërë thirrje qeverisë dhe protestuesve të heqin dorë nga dhuna.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike osbe protestat per klodian rashen osbe protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll