“Do të të çojmë në Turqi”/ U plagos në sy, Rama takon efektivin, i shkon tek shtrati: Do nisesh për merak të prindë
11 Dhjetor 2020, 18:24Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në QSUT për të vizituar efektivin e Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, i cili u plagos në sy me një copë xham. Gjatë vizitës së tij, Rama ka takuar prindërit e efektivit duke i siguruar se do ta dërgonin jashtë shtetit për të marrë një mjekim më të specializuar, për të tentuar që të riut t’i rikthehet shikimi.
Ndërkohë që mjekja ka treguar me detaje sesi ka shkuar operacioni i efektivit, i cili sipas saj rrezikonte që të humbiste syrin dhe jo vetëm shikimin. Megjithatë ajo flet për një gjendje të përmirësuar të të riut. Ndërkohë që krahas vidoes, numri një i qeverisë ka dërguar edhe një mesazh për Policinë e Shtetit.
“Vizitë në spital tek efektivi i policisë, Fadil Allaraj, i cili kaloi në një operacion tejet të vështirë pas shqyerjes së kokërdhokut të syrit nga lukunia e kapuçëve, të nxitur e të paguar prej katërshes famëkeqe, për të marrë peng Tiranën me sebepin e një tragjedie që tronditi të madh e të vogël, por për hesapin e ulët të frymëzuesve të dhunës në opozitë e në presidencë, që duan të godasin shtetin për të marrë pushtetin!,”-shkruan Rama.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Do bëjmë ç’mos që t’i japim shërbim të specializuar.
Babai: Fjala jote…*qan. S’kam ça të them, ça të flas. Ishalla e ulin dorën, sesi është djali im janë edhe ata. Të ulin dorën.
Edi Rama: Mjekët kanë bërë një punë të mirë. Ministrja ka qënë në kontakt për ta çuar në spitalin e specializuar që shkojnë vetëm ushtarakët. Ky parasysh që problemi i parë ka qënë syri, pastaj shikimi. Ka qënë përpjekje për ta stabilizuar.
Babai: Po, aq sa kanë pasur mundësi.
Edi Rama: Tani është bëhet i transportueshëm, se rruga në mes shkon më keq se ishte. Janë ca gjëra që… Ta shohim pak atë tani.
Doktoresha: Gjendja është stabilizuar, nuk është gjendja që ishte pardje.
Edi Rama: Si ndjehesh?
Efektivi i plagosur: Mirë
Edi Rama: Më e keqja kaloi. Edhe për merakun e prindërve, thamë që do ta çojmë në spital në Turqi. Do të të çojmë atje që të marrësh të gjitha shërbimet.
Mjekja: Pas ndërhyrjes së dytë mund të shpëtojmë syrin. QËllimi i parë ishte të ruante syrin. Familjarët më thoshin a do të jetë pamje, i thashë të ketë syrin njëherë. Ishte konfuz krejtësisht. Gjithë natën kemi punuar për të realizuar gjithçka
Edi Rama: Ça të bësh këto janë kostot e pamerituara. I bëjnë tjetrit atë që kurrë s’do të donte t’ja bënte. Mos u mërzit.
Efektivi i plagosur: Ajo që iku, iku. Kisha frikë së nuk do të shihja më fare. Lëvizja në Turqi më dha shpresë.
TIRANË- Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, am...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë pasditen e sotme në Qendrën Spitalore në Tiranë për të vizituar të gjithë efektivët që janë plagosur gjatë protestave...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar efektivët e Policisë së Shtetit në spitalin e QSUT-së ku po kurohen pas plagëve që kanë marrë në protestë. Në një...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin e ka mbajtur me rastin e themelimit të 30-vjetorit të Partisë Demokratike, ka komentuar dh...
TIRANË– Në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha iu drejtua demokratëve dhe shqiptarëve me një mesazh. Në fjalimin e tij, ...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka bërë thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe çdo efektivi me uniformë të dista...
DURRËS- Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka pushuar hetimet për sh-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetimet janë ...
TIRANË– Pasi Presidenti Ilir Meta ktheu Buxhetin e 2021-it ka reaguar Taulant Balla i cili shprehet se Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë buxhetin...